Volkswagen lanson aplikacion për iPad
Frankfurt, 30 maj - Kompania Volkswagen ka bërë të ditur se është auto prodhuesi i parë në tregë që do të krijojë një aplikacion në formë të magazinës digjitale për Apple iPad.
“Produkti inovativ digjital që ka emrin DAS, renditet në momentin e duhur me lansimin ndërkombëtar të Apple në Evropë” tha Volkswagen në një deklaratë. “Titulli qëndron për “Digital Automotive Space”. Magazina do të publikohet çdo 3 muaj në pesë gjuhë dhe do të mund të qaset nga e tërë Evropa.
“DAS, është një bllok i rëndësishëm ndërtues i strategjisë reklamuese digjitale të Volkswagen dhe na ofron neve mundësinë për një dialog interaktiv me konsumatorët tanë. Caku ynë është që të transmetojmë fascinimin e markës dhe produkteve të saja në një dimension të ri digjital, duke krijuar një eksperiencë të përgjithshme globale” tha Luca deMeo, udhëheqës i marketingut pranë markës Volkswagen Passenger Cars, në ditën e lansimit të aplikacionit për iPad.
Aplikacioni përfshin pesë kapituj, që tregon ngjarje nga bota e Volkswagen. Gjithashtu veçohet me imazhe 360 shkallë, ku për shembull ju mund të shihni përshtypje reale të veçorive teknike të Volkswagen Touareg. Një version i internetit për këtë aplikacion do të debutojë në fund të qershorit dhe gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit që të integrojnë përmbajtje në rrjete sociale.