Volkswagen do të përditësojë softuerët e automjeteve të vjetra
Frankfurt, 5 gusht - Pas njoftimeve të ngjashme nga BMW-ja, Daimler, Ford-i dhe Toyota këtë javë, Volkswagen-i njoftoi gjithashtu se do përditësojë softuerët, me synim uljen e ndotjes dhe për të nxitur shitjen e modeleve të vjetra.
Prodhuesi gjerman i automjeteve, marka e të cilit përfshin Audi, Porsche dhe Skoda, njoftoi të premten planet për vetëfinancim, që të nxitin përdoruesit e automjeteve të nxjerrin jashtë përdorimit makinat e vjetra.
Volkswagen u zotua se do të konvertohen 5.3 milionë automjete. Sipas autoriteteve ky është angazhimi i industrisë së makinave, por dhe i qeverisë federale.
Do të jetë një masë e menjëhershme dhe e vlefshme, pasi prodhuesit po paraqesin zgjidhje softuerike për këto makina.