23 Dhjetor 2024

Vjedhjet në internet janë në rritje gjatë sezonit të festive të fundvitit

New York, 29 nëntor - Federata Kombëtare e Shitjeve me pakicë (NRF) ka lajm të mirë dhe të keq për blerësit.

Lajm i mirë: priten ulje të mëdha të çmimeve për prodhime elektronike dhe veshje me rastin e festave të fundvitit.

Lajmi i keq: vjedhësit do të shkojnë online për të zhvatur.

Është bërë pjesë tradite pas festës së Falenderimeve - radhë të gjata blerësish në kërkim për mallra me çmime të ulta. Edhe këtë vit, shitësit parashikojnë një vit të mbarë.

Ana Smith është zëdhënëse e Federatës së Shitjeve me pakicë. \"Në sezonin e festave ne parashikojmë 656 miliardë dollarë xhiro vetëm gjatë periudhës së pushimeve\".

Kjo është rreth 4 për qind më shumë se gjatë vitit të kaluar. Për të shmangur rradhët e gjata - blerësit shfrytëzojnë dyqanet në internet. Mbi 10 për qind e dhuratave gjatë këtij viti do të blihen online nëpërmjet smartphoneve ose kompjuterave. Për shkak të shtimit të masave të sigurisë në kartat e kreditit – shumë mashtrues do të përdorin internetin për të vjedhur.

Robert Moraca është punonjës në zyrën e parandalimit të krimeve pranë federatës së shitjeve.

\"Për shkak të kartave të pajusura me “çip”, është shumë më e vështirë për kriminelët e shitjes me pakicë për të bërë mashtrime në dyqan, kështu që ata veprojnë në internet.\"

Ekspertët e sigurisë thonë se më shumë që 1.2 për qind e të gjitha transaksioneve me smartphone mund të jenë pasojë e mashtrimeve. Çdo transaksion mashtrues online arrinë mesatarisht rreth 200 dollarë.

\"Vjedhësit shpesh krijojnë fatura blerjeje të rreme, dhe thonë se e kanë marrë mallin si dhuratë dhe duan ta kthejnë \" thotë zoti Moraca.

Ekspertët e bankave presin këtë vit një rritje 43 për qind në blerjet mashtruese. Ata janë duke i bërë thirrje konsumatorëve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, të shmangin klikimet në reklama të dyshimta, të mos hapin emaile të dyshimta dhe të sigurohen për të blerë vetëm nga faqet e internetit të sigurta dhe të ligjshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)