Virusi që vjedh llogarinë e Facebook
New York, 7 janar - Një virus kompjuterik ka vjedhur deri tani 45 mijë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në Facebook, bënë të ditur ekspertë të sigurisë kompjuterike.
Shumica e adresave të vjedhura janë regjistruar në Britaninë e Madhe dhe Francë, por asnjë vend nuk është i imunizuar nga virusi. Firma kompjuterike Seculert dhe Facebook kanë pranuar lajmin. Rrjeti social bëri me dije se është duke punuar për të ndrequr problemin.
Virusi, i quajtur Ramnit, qarkullon në internet që prej prillit 2010 dhe më parë ka vjedhur detaje bankare. Versioni që ka goditur Facebook është disi më i ndryshëm nga origjinale dhe është krijuar për të qenë më i sofistikuar.
Ata që fshihen pas këtij virusi janë duke u përpjekur që të përdorin kredencialet e vjedhura për ti dërguar linqe të rreme të njohurve të viktimave të tyre, në mënyrë që të përhapin virusin sa më shumë, shkruhej në komunikatën e Seculert.
Për më tepër, këta keqbërës kibernetikë janë duke u favorizuar nga fakti që shumica e përdoruesve tentojnë të përdorin të njëjtin fjalëkalimin në faqe të ndryshme, për tu përhapur në një mënyrë sa më të shpejtë.
Tendenca e goditjes së rrjeteve sociale ka ardhur në rritje të vazhdueshme, pasi ato janë një thesar i vërtetë për piratët, falë informacioneve të mëdha që përmbajnë. Llogaritë e prekura nga ky virus nuk japin asnjë shenjë dhe viktimat nuk kanë asnjë mënyrë për të ditur nëse të dhënat e tyre janë vjedhur.
Facebook këshillon si masë paraprake moshapjen e linqeve dhe të dhënave të tjera të dyshimta që rekomandohen prej miqve.