Vidhen 2 milionë Pasword në FB, Google e Yahoo
New York, 4 dhjetor - Më shumë se dy milionë Pasword për llogari të përdorura në Facebook, Google apo Yahoo janë vjedhur nëpër botë së fundmi dhe janë postuar në rrjetet online. Sipas ekspertëve, të dhënat e këtyre llogarive, besohet se janë shkarkuar në internet nga një grup kriminal.
Sulmi kibernetik dyshohet se është kryer përmes një virusi të përhapur në shumë kompjutera.
Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë përdoruesit që të jenë të kujdesshëm me fjalëkalimet e tyre dhe të mos përdorin të njëjtin, për të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, apo për e-mailet.
Ne dimë që 30 deri 40 për qind e njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim në portale të ndryshme. Kjo është një gjë që njerëzit nuk duhet ta bëjnë, sugjeron eksperti Graham Cluley.
Portali në të cilin janë publikuar fjalëkalimet është zbuluar nga një kompani e sigurisë kibernetike, Trustëave.
Sipas statistikave të vendndodhjes së fjalëkalimeve të vjedhura, del se më së shumti janë dëmtuar holandezët, me mbi një milion përdorues, në vend të dytë janë tajlandezët me tre mijë e 300 fjalëkalime të vjedhura, të tretët amerikanët me tre mijë e 100, e kështu me radhë.