Viber shton në platformën e saj edhe lojërat
New York, 17 dhjetor - Nëse dëshironi të jeni rival të Skype, ju duhet sigurisht të jeni një kompani shumë e madhe, ose të mos konkurroni fare me të. Dhe Viber, gjatë muajve të fundit si duket e ka kuptuar këtë.
Ata kanë quar shkëmbimin e mesazheve dhe thirrjet me VoIP, në një nivel krejtësisht tjetër, e që me azhurnimet e reja duket si një mini rrjetë social.
Këtë pa dyshim se e ka ndihmuar edhe Rakuten, kompani Japoneze e cila është partnere e saj.
Dhe tani nga kompania Viber kanë treguar se do të shtojnë edhe lojërat në platformën e saj, në përpjekje për të vazhduar rritjen e përdorimit të saj, dhe për tu dhënë përdoruesve karakteristika të tjera, pos thirrjeve dhe mesazheve.
Në fillim në lojërat e Viber do të jenë : Candy Mania, Pop dhe Wild Luck Kazino, të cilën Viber e ka krijuar bashkë me zhvilluesit nga Storm8 dhe Playtika.
Këtë tipar të lojërave, Viber nuk do ta lansojë për të gjithë, në fillim do ta lansojë vetëm për përdoruesit nga Bjellorusia, Izraeli, Malajzia dhe Singapori, pastaj pritet të lansohet edhe për vendet e tjera.