Verizon do të blejë Yahoo-në për 350 milionë dollarë
New York, 24 shkurt - Kompania amerikane Verizon do të blejë Yahoo-në me një lirim prej 350 milionë dollarë, ndryshe nga çmimi paraprak i dakorduar prej 4,83 miliardë dollarë.
Dy kompanitë e lartpërmendura u dakorduan për çmimin përfundimtar pasi Yahoo pas marrëveshjes fillestare që kishte arritur me Verizon-in kishte njoftuar se në dy sulme kibernetike në vitet 2013 dhe 2014 i ishin vjedhur të dhënat personale të mbi një miliard përdoruesve.
Sipas marrëveshjes së re, Yahoo dhe Verizon do të ndajnë koston e dëmit të shkaktuar nga sulmet kibernetike.
Përndryshe, Verizon, ofruesi më i madh amerikan i komunikimit pa tel, do të blejë biznesin bazë të Yahoo-së për internet, programin (motorin) e kërkimit, e-mailin dhe messengerin.