Valet wireless it janë të dëmshme për shëndetin
Londër, 27 prill - Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që pajisjet e ndryshme teknologjike të bëhen pjesë e jetës së përditshme. Sot kudo shkojmë kemi internet.
Pra, prezenca e valëve Wi-Fi në jetën tonë të përditshme është më se e dukshme. Megjithatë, ekziston rreziku i kësaj teknologjie radiofonike, për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet.
Disa studime kanë treguar se valet wireless it janë të dëmshme për shëndetin tonë. Valët e tilla radiofonike shkaktojnë simptoma të ndryshme të dëmshme, duke përfshirë këtu edhe dhimbjen e kokës, pagjumësinë, koncentrimin e dobët, lodhje, marramendje dhe rrahje aritmike të zemrës.
Prandaj është e rëndësishme që të ndërmarrim masa, duke filluar nga mbajtja larg e telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike.
Në ndërkohë, është mirë që të bëheni më e vetëdijshme për rreziqet që vijnë me teknologjinë rreth nesh.
Përfshihuni në debate dhe flisni për rreziqet e këtyre fushave masive të energjisë. Fikeni ruterin kur nuk përdorni internet, do të falënderoni veten më vonë për këtë gjë të vogël.