Ushtria amerikane nis sërish drejt orbitës një anije hapësinore
Florida, 18 maj - Forca Hapësinore amerikane ka lëshuar sërish një avion me mision të mistershëm, këtë herë me një ngarkesë shtesë eksperimentesh shkencore.
X-37B iu drejtua orbitës mëngjesin e së dielëa nga "Cape Canaavayê" i Floridës, një ditë me vonesë për shkak të motit të keq.
Ky është fluturimi i gjashtë i një X-37B, që kontrollohet në distancë. Zyrtarët nuk kanë thënë se për sa kohë do të qëndojë anija në orbitë. Misioni i mëparshëm zgjati për një kohë rekord prej dy vitesh.
Anija hapësinore ngjan me anijet e vjetra të NASA-s, por është më e vogël rreth 8.8 metra e gjatë. Anija që sapo u lëshua përmban një dhomë shtesë për eksperimente.
Që nga fluturimi i parë në 2010, avionët sekretë të lëshuar në hapësirë regjistrojnë sëbashku 2,865 ditë në orbitë deri më sot.
Nisja e anijes ditën e dielë shënon lëshimin e dytë të një rakete nga Forca Hapësinore e sapokrijuar. Në mars, ajo ngriti një satelit për cëshje të sigurisë kombëtare.
Lëshimi i së dielës iu kushtua punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë atyre që punojnë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë.