USAID ofron mbrojtjen e pronës intelektuale të kompanive të TI-së
Prishtinë, 26 tetor Kompanitë e Tekologjise Informative (TI) në Kosovë tani mund të përdorin një udhëzues specifik që është hartuar për ti ndihmuar ata të mbrojnë pronën e tyre intelektuale gjatë shitjes së produkteve softuerike.
Udhëzuesi për kontratat e pronës intelektuale është zhvilluar nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovës (KPEP) i USAID-it.
USAID-i e zhvilloi Udhëzuesin për kontratat e pronës intelektuale si një mjet që do ti ndihmojë profesionistëve të TIK që ti mbrojnë krijimet e tyre, duke i kuptuar proceset rregullative që ekzistojnë, dhe duke i plotësuar hapësirat përmes kontratave të hartuara me kujdes.
Udhëzuesi do ti japë besim që prona intelektuale është e sigurt nga përdorimi i paautorizuar. Lidhur me këtë, manuali po ashtu do të shërbejë për trajtimin e mungesës së kornizës ligjore të të drejtave solide të pronës intelektuale (IPR) në Kosovë.
Prona intelektuale është një institucion i cili i mbron vlerën ekonomike të krijimeve siç janë veprat specifike të artit, librat, muzika dhe softuerët kompjuterik. Ajo i mbron inovacionet dhe krijimet me Patentë, Markë, Fshehtësi të profesionit dhe të Drejtën autoriale tha Luljeta Plakolli, hartuese e udhëzuesit.
Udhëzuesi për PI, në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse e paraqet kornizën ligjore për mbrojtjen e PI-së në Kosovë, si dhe realitetet e implementimit të kësaj për bizneset në Kosovë.
Mandej ky i ndihmon biznesit të TI-së për hartimin e kontratave të veta me blerësit e pronës intelektuale dhe me punëtorët që e krijojnë atë në emër të kompanisë, ashtu që hapësirat në ligj të plotësohen për mbrojtje adekuate të kompanive Kosovare.
E drejta për mbrojtje të pronës intelektuale është qenësore për shtytjen e inovacionit në sektorin e TIK-ut të Kosovës. Pos kësaj, sektori i shërbimeve të TI-së është një prej sektorëve me zhvillim më të shpejtë në industrinë e TIK-ut në Kosovë, duke punësuar gjeneratën e re të profesionistëve kompjuterikë të Kosovës.
Kompanitë për zhvillimin e softuerëve do të kenë më shumë stimulime për zhvillimin e zgjidhjeve të reja dhe inovative kur ata të sigurohen që produktet e tyre do të jenë të mbrojtura nga piratëria dhe falsifikimi, tha Mark Ëood, Drejtor i KPEP-it.
Me zhvillimin ekonomik në tani Kosovën e pavarur prioritet i qartë, janë zgjidhjet praktike si kjo e udhëzuesit për PI, të cilat kërkohen për problemet që ende nuk janë rregulluar me reforma ligjore dhe rregulla.