22 Dhjetor 2024

USAID mbështet Gjilanin me 50 mijë euro për teknologjin informative

Gjilan, 22 nëntor - Komuna e Gjilanit dhe program TEAM i USAID-it, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 50 mijë euro dhe prej vlerës së përgjithshme Komuna e Gjilanit do të participoj me mbi 11 mijë euro, kurse pjesa tjetër prej mbi 38 mijë euro do të financohet nga programi TEAM, për investim në teknologji informative, me qëllim të ngritjes edhe më tutje të transparences dhe llogaridhënies.

Kjo marrëveshje e bashkfinancimit ka qëllim kryesor blerjen e pajisjeve të IT për të përmirësuar kushtet e punës për stafin e departamentit të Prokurimit, në mënyrë që të ndikohet direkt në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe për të luftuar korrupsionin.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se USAID si partner i fuqishëm i Gjilanit është vazhdimisht një mbështetës dhe ndihmues i drejtpërdrejtë në proceset më të rëndësishme të procedurave administrative në prokurimin publik, financa, auditim, informim, transparencë dhe në ngritjen e kapaciteteve për burimet njerëzore të Gjilanit.

Nënkryetari Ismajli, gjithashtu, ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit do të jetë e angazhuar maksimalisht që të gjithë resorët e potencuar të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që investimi i përbashkët që po bëhet, të jap rezultate të dukshme dhe pozita që ka Gjilani sa i përket transparencës të jetë gjithmonë kulminante.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)