Uplift Albania, një akselerator Evropian për startupet inovative të rajonit
Tiranë,
9 tetor - Ashtu si ekonomia në përgjithësi, komuniteti i startupeve në
Shqipëri ka hasur vështirësi të gjejë hapësirën e nevojshme për tu
rritur dhe zgjeruar.
Startupet shqiptare të shndërruara në
kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta
me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në
Shqipëri.
Ngjarje si gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian
ICT Awards janë parë si një mundësi reale për ato pak startupe të cilat
kërkonin njohje të aspiratave të tyre të merituara dhe potencialit
inovativ shqipfolës.
Në mbështetje të këtij misioni, shtëpia
botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë ICTSmedia do të
shndërrojë në realitet një akselerator rajonal falë një bashkëpunimi të
ngushtë me SOVVA si organizator cila vjen me një eksperiencë të gjerë në
këtë fushë dhe do të transferojë ekspertizën e saj për dy grupet e para
ndërsa SlovakAid do të ofrojë mbështetjen financiare për këtë projekt.
Uplift
Albania do të vihet në funksion të mbështetjes së vazhdueshme të
ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri. Uplift është një
akselerator i njohur në Sllovaki dhe Evropën Qendrore organizuar për të
mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e inovacionit dhe startupeve në
Sllovaki. Tashmë do të jetë edhe në Shqipëri falë eksperiencës dhe
partneritetit të gjerë të ICTSmedia.
Akseleratori është një
mundësi e artë për bizneset që duan të rriten në kapacitete dhe vlerë
dhe është i hapur për startupet më premtuese në Ballkan.
Akseleratorët një shans i artë për suksesin e startupeve
Për
sipërmarrësit e rinj në kërkim të një mbështetjeje, programet e
akselerimit janë mundësi efektive për të siguruar resurset e nevojshme
si investime graduale, mentorship që ofron feedback efektiv dhe një
hapësirë pune dhe rrjet mundësish me sipërmarrës dhe figura të
industrisë.
Një mundësi e tjetër janë ditët e prezantimit
“demo-day” të cilat jo vetëm që sigurojnë vëmendje nga njerëz të shquar
të industrisë por edhe vlerësim sesa joshës është modeli i biznesit por
edhe perspektiva e tij.
Uplift Albania do të mbështesë startupin
fitues përgjatë një programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope,
sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1.
Startupet
do të kenë akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të
suksesshëm në Evropë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e
prezantimit Uplift Day.
Deri në 50,000 euro investim për startupin më të mirë
Uplift
nuk investon në mënyrë direkte në kompani por nëse bëheni pjesë e tij
mund të siguroni deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose
3,000 euro çmim për ekipin më të mirë.
Falë partnerëve programi i
akselerimit me vlerë mijëra euro për një ekip nuk do tu kushtojë asgjë
startupeve për tu regjistruar si dhe pa ndryshuar asgjë në pronësinë e
kompanisë.
Startupet do të përfitojnë hapësira pune, angazhim me
kohë të plotë në program në Tiranë dhe potencial për të monetizuar dhe
rritur biznesin ndërkombëtarisht.
Uplift Albania është ajo çfarë startupi juaj ka pritur
Aplikimet
janë të hapura deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59. Më 9 Nëntor do të
mbahet bootkampi i përzgjedhjes ndërsa më 11 Nëntor nis zyrtarisht
programi i akselerimit për startupin e përzgjedhur.
Në fokus janë
startupet të cilat kanë potencialin për të ndërtuar dhe rritur biznesin
ndërkombëtarisht. Startupet me MVP dhe me një shtrirje si konsumatorët e
parë, partnerë, apo abonentë do të përbëjnë avantazh.
Më 18 Janar 2020 do të bëhet vlerësimi i progresit ndërsa më 20 Janar do të jetë dita e prezantimit Demo-Day.
Mjafton
të plotësoni formularin online në https://uplift.al/apply-now/ brenda
afateve ndërsa për çdo informacion dhe detaj të mëtejshëm do të
kontaktohen nga organizatorët.
Kandidatët e listës së ngushtë do
të do të kenë shansin të flasin më shumë rreth startupit përballë
mentorëve dhe partnerëve. Në fund do të përzgjidhen mes 6 deri në 8
startupe të cilat do të marrin pjesë në program.
Rreth Uplift
Uplift
organizohet nga CIVITTA Slovakia dhe Impact Hub Bratislava në Sllovaki
për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startupeve dhe
inovacionit. Është një markë e njohur në ekosistemin Sllovak të
startupeve dhe zgjedhja numër 1 mes startupeve në fazat e para.
Uplift
Albania do të sillet falë bashkëpunimit të SOVVA si organizator dhe
ICTSmedia. SOVVA do të ndihmojë ICTSmedia të startojë dy grupet e para
të UPLIFT. SlovakAid mbështet financiarisht projektin.