23 Dhjetor 2024

Ukraina vë sanksione ndaj kompanive ruse të internetit

Kiev, 17 maj - Ukraina vendosi të martën sanksione ndaj grupit më të madh rus të internetit Yandex dhe disa kompanive tjera të njohura të internetit, me arsyen se donte të mbrohej nga sulmet kibernetike.

Kremlini ka kërcënuar se do të hakmerret.

Kufizimet kanë ngrirë të gjitha pasuritë që kanë bizneset ruse brenda Ukrainës. Megjithatë, faqet e internetit të menaxhuara nga këto firma sot ishin ende të aksesueshme në Kiev.

Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes i qeverisë ukrainase tha në një deklaratë se sanksionet u ndërmorën pjesërisht si mbrojtje ndaj kompanive \"aktivitetet e të cilave kërcënojnë informacionin dhe sigurinë kibernetike të vendit\".

Kompanitë në fjalë i shtohen një numri prej më shumë se 400 firmash ruse të përfshira në listën e zezë nga Kievi që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe kryengritja separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)