24 Dhjetor 2024

UBT mbajti ligjëratë për inovacionet teknologjike

Prishtinë, 5 korrik - Në kuadër  të  aktivitetit njëjavorë që po mbahet në  Universitetin UBT “Akademi  për Ndërmarrësi dhe Inovacione”, e cila ka një karakter të lartë shkencor nga bota e ndërmrrësisë dhe të inovacioneve, në punimet e saja të njëpasnjëshme, në ligjëratën e radhës u paraqitë përfaqësuesi i Organizatës UNICEF për Kosovë, Arbnor Hasani.

Hasani, ligjëroi  për trendët e fundit në inovacionet teknologjike që po përdoren në zhvillimet e përgjithshëm botërore. “Duke u mbështetur në të dhënat që tregojnë se vetëm një e treta e popullsisë botërore ka qasje në internet, kurse rreth 90% kanë qasje në telefona mobil”, tha ai.

Hasani, më tutje foli  rreth rëndësisë së  zhvillimit të ideve inovative që shfrytëzojnë telefonat mobil dhe SMS-in, si dhe mënyrën  gjithëpërfshirëse për ndikimin e implementimit të idesë.

Më tutje, u prezantuan disa ide inovative që po implementohen në mbare botën dhe në Kosovë, veçanërisht  në lëmine e shëndetësisë duke u bazuar në teknologjitë me kod të hapur,  dhe të dhënat e shumta që po gjëndërohen përmes internetit dhe rrjeteve sociale.

U prezantuan edhe disa shembuj të punës së Innovations Lab në Kosovë dhe se si rinia e Kosovës ka mundësi të ndikoje ne implementimin e ideve me ndikim në sektorin biznesor  dhe që ndikojnë në një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Kurse, profesori i UBT-së, me origjinë  nga Austria, prof. Engelbert Selenko, më konkretisht ligjëroi për mendimin kritik, ku zgjoi interesim të madh tek të pranishmit e akademisë.  Ndryshe, punimet e kompanisë do zgjasin deri më 7 korrik  dhe  do të  ligjërojnë profesor e ekspertë nga vende të Evropës dhe vendorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)