UBT inauguron Qendrën e Teknologjisë 5G
Prishtinë, 9 nëntor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) organizon sot ceremoninë solemne të inaugurimit të Qendrës së Teknologjisë 5G, të njohur ndryshe si 5G Testbed, e para e këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ceremonia do të mbahet në Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së në Lipjan në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës.
Po ashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, e cila do të mbajë një fjalë rasti.
Qendra 5G do të prezantohet nga Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili bashkë me ambasadoren znj.Stjernvall dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës do të bëjnë edhe prerjen e shiritit të Qendrës Tekologjike 5G Testbed, e cila do të jetë një qendër unike kërkimi e cila lidh industrinë me teknologjinë e fundit.
Qendra 5G Testbed në UBT është krijuar si një mjedis unik testimi që bën të mundur hulumtimin e teknologjive të reja 5G dhe testimin e aplikacioneve të reja.
Mbulimi medial i kësaj ngjarjeje ka një rëndësi të madhe për ne, e besojmë se është edhe në interes te opinionit publik si një e arritur në fushën e teknologjisë.