Twitter u vlerësua me shumën 11 miliardë dollarë
New York, 5 dhjetor - Vlera e tregut të shërbimit të microblogging Twitter në fillim të këtij viti vlerësohet me 11 miliardë dollarë.
Këto të dhëna i ofroi analisti i kompanisë së investimeve Greencrest Capital Max Wolf.
Në korrik të vitit të kaluar Twitter kishte një vlerë prej 8 miliardë dollarë. Wolf përmendi disa faktorë që çuan në rritjen e kostos së kompanisë.
Sipas fjalëve të tij, në rritjen e vlerës ndikoi shtimi i ndjeshëm i numrit të përdoruesve dhe instrumentet e reja të monetizimit.
Përveç kësaj, në rritjen e vlerës së Twitter patën ndikim zërat se shërbimin e microblogging mund ta blinte kompania Apple.