27 Dhjetor 2024

Twitter sulmohet nga hakerat dhe ndërron fjalëkalimet e përdoruesve

New York, 4 mars - Njoftimet për rishikim u dërguan ditën e hënë, duke ngritur shumë pyetje nëse shërbimi ishte sulmuar nga hakerat. Rrjeti social nuk mund të thotë sa përdorues janë prekur, por kërkon ndjesë për shqetësimin.

Në fakt, përdoruesit e Twitter janë sulmuar shpesh nga hakerat. Përdoruesit e Twitter, sidomos ata me profile të kompletuar, vihen shpesh në shënjestër. 

Grupet si Ushtria Elektronike Siriane (SEA) janë bërë të afta për të mashtruar përdoruesit duke u futur në të dhënat e hyrjes për mediat sociale.

E-mailet që u dërguan nga Twitter përmbanin paralajmërimin: “Twitter beson se llogaria juaj mund të jetë kompromentuar nga një faqe interneti ose një shërbim i panjohur nga Twitter.”

Ai shtoi: “Ne ju kemi ndryshuar fjalëkalimin për të parandaluar hyrjen në llogarinë tuaj.”

Vitin e shkuar, janë dërguar e-maile të ngjashme. Rreth 250 mijë fjalëkalime përdoruesish janë vjedhur, po ashtu edhe emra përdoruesish, e-maile dhe të dhëna të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)