Twitter, së shpejti edhe me foto dhe video
SHBA, 16 shtator - Twitter, mikroblogu i bazuar në dërgimin e mesazheve me pak më shumë se 100 karaktere, do të ndryshojë duke u bërë multimedial.
Sipas një prej themeluesve të saj, Biz Stone në një konferencë për shtyp në San Françisko, rrjeti social do të hapet për transmetimet foto dhe video.
Faqja do të ndahet në dy pjesë. Në njërën prej tyre 160 milionë përdoruesit e saj do të vazhdojnë të dërgojnë dhe marrin mesazhe tradicionale në formën e tekstit, ndërsa në tjetrën mund të dërgohen video dhe foto personale apo të marra nga rrjeti.