Twitter ridizajnon sërish faqen e saj kryesore
SHBA, 7 prill - Pesë vite prej se eksiton në treg, Twitter është ende duke tentuar tju shpjegojë përdoruesve potencial arsyet se pse ata do të dëshironin të ishin pjesë e faqes.
Por siç e dinë të gjithë entuziastët e tjerë të Twitter, pjesa më e vështirë e sugjerimit të njerëzve të rinj që ti bashkohen rrjetit, qëndron në format e shpjegimit të asaj se pse ata do të dëshironin ta shfrytëzonin atë në rend të parë.
Pesë vite më vonë Twitter sërish po provon ta shpjegojë këtë gjë. Një ridizajnim tjetër i faqes kryesore që po paraqitet tek disa përdorues, po tregon elemente të asaj sesi Twitter po dëshiron të gjejë më shumë interesim nga bota e jashtme. Ky është njëkohësisht edhe ridizajnimi i tretë madhor brenda më pak se dy viteve.
Faqja e tanishme kryesore përmban një sërë subjektesh për tu vëzhguar, siç është rasti me ndjekjen e një liste me cicërimat më të mira, një hapësirë tjetër me temat që janë në trend dhe me një kuti kërkimi. Aty gjithashtu është edhe një video që shpjegon sesi njerëzit shfrytëzojnë Twitter-in. Me fjalë të tjera është e mbingarkuar mirë.
Ridziajnimi i ri është më i thjeshtë dhe prezanton një rresht të gjatë të përdoruesve të rëndësishëm të Twitter, një vend kërkimi dhe një titull: Përcillni interesant tuaja.
Kjo nuk është e vetmja gjë që po bënë Twitter për të ndihmuar të rinjtë. Të hënën, Twitter shpjegoi se seksioni i njerëzve të funksionit të saj kërkues do të përfshijë përdorues në bazë të temave, e jo vetëm të emrave dhe emrave të përdoruesve. Kjo do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit e rinj për të kuptuar sesi të ndjekin dikë.