Twitter publikoi nje sherbim te ri muzikor
New York, 24 prill - Rrjeti shoqeror Twitter publikoi nje sherbim te ri, i cili te rekomandon kenge, bazuar mbi pelqimet qe jep ne kete faqe.
Kenget mund te luhen drejteperdrejte nepermjet aplikacioneve si Rdio, Spotify dhe iTunes.
Programi i realizuar nga Twitter shfaq njekohesisht kenget qe miqte jane duke degjuar dhe sugjerime te bera prej artisteve te medhenj.
Kjo levizje e rrjetit shoqeror ndjek ate te Facebook, i cili pak muaj me pare perfshiu rekomandimet muzikore midis sherbimeve qe ofron.
Aplikacioni i ri i Twitter do te jete i shkarkueshem se shpejti fillimisht per iPhone dhe me pas edhe ne formate te tjera.
Lexoni me shume per temën: Sherbimi muzikor i Twitter tek albanians.gr