Twitter prezanton dizajnin e ri
New York, 16 prill - Twitter e ka prezantuar dizajnin e ri për ballinën e faqes së saj, dhe tani kur jut ë qaseni në rrjetin social do ta shihni një listë të temave që shfaqen për tu lexuar nga përdoruesit.
Dizajni i ri i faqes së Twitter do të shfaqet për përdoruesit që e vizitojnë këtë faqe, por fillimisht pamja e re e rrjetit social do të shfaqet vetëm në SHBA.
Duke filluar nga sot, kur ju vizitoni faqen e twitter.com, ju do të gjeni disa tema interesante për ti shqyrtuar, duke përfshirë politikën, artistët, pop kulturën dhe madje edhe kafshët e bukura.
Kur të klikoni në temë ju do të shihni një grup të cicërimave nga disa prej llogarive më të njohura në këtë temë. Përmbajtja është e pasuruar në kohë reale, ka thënë Twitter.