Twitter përfiton më shumë në celularë
New York, 11 qershor - Twitter ka grumbulluar më shumë të dhëna nga reklamimet në platformën e vet për celularë, sesa në platformën nga uebfaqja, tha CEO i kësaj ndërmarrjeje, Dick Costolo, duke theksuar përparimin e Twitter-it në përfitimin nga reklamat e përdoruesve të smartfonëve dhe tabletëve që dita-ditës po rriten në mbarë botën.
Duke folur në një konferencë nga \"The Economist Group\" në San Francisko, Cosotolo bëri vlerësimet e tij në një kohë kur sfiduesi i vet, Facebook-u, është duke u ballafaquar me presion të madh për të përmirësuar funksionimin tek celularët.
Aksionet e Facebook-ut janë goditur që nga IPO-ja e vet në muajin maj, një ngjarje kjo e cila ishte mbuluar nga shqetësimet që rrjeti shoqëror së pari i ndërtuar nga CEO Mark Zuckerberg në vitin 2004 si një uebfaqe për desktop do të vazhdonte të ngecte në përfitime monetare nga përdoruesit e vet në celularë, shkruan pc world albanian.
Por Twitter, që shihet në Silicon Valley si perspektiva më e rëndësishme e IPO-s që ndjek Facebook-u, ka ndërmarrë hapa që publikisht të largohet nga ndalesat e Facebookut.
Ne jemi duke i ballafaquar gjërat në celular, - tha Costolo kur u pyet për ndryshimin mes Facebook-ut dhe Twitter-it. Ne kemi një platformë reklamimi që tashmë është e përshtatur për celularin, megjithëse e lëshuam në ueb dhe vetëm së fundi filluam të kemi reklama.