Twitter për herë të parë në historinë e tij bllokoi llogarinë
New York, 19 tetor - Administrata e rrjetit social Twitter për herë të parë në historinë e burimeve përdori instrumentet për bllokimin lokal të përdoruesve.
Twitter bllokoi aksesin në blog të neo-nazistëve me kërkesë të qeverisë së Gjermanisë. Përmbajtja e mikroblogut nuk do të jetë më në dispozicion të banorëve të Gjermanisë, edhe pse në vendet e tjera, aksesi në të mbetet i hapur.
Sipas rregullave, të cilat hyjnë në fuqi që prej janarit të këtij viti, kompania mund të bllokojnë aksesin në microblog në atë vend, ku përmbajtja e tij shkel ligjet lokale.