Twitter njeh Kosovën
New York, 8 janar - Përdoruesit e Twitterit nga Kosova tashmë do të identifikohen si të tillë.
Rrjeti i njohur social tani e njeh shtetin më të ri të Evropës si vendndodhje prej nga nisen cicërimat, shkruan Gazeta Start.
Lokacioni më i shpeshtë prej nga shkruhej deri më tani ishte Rusia, por kjo nuk do të ndodhë më.
Pak kohë më parë rrjeti tjetër i mirënjohur social, Facebook, njohu qytetet e Kosovës, por herë pas here i fut këta të fundit në kuadër të Serbisë.
Gjithashtu, për shkak të protestave nga Kosova, Google hoqi para pak kohësh shfaqjen si faqe të parë në serbisht.