Twitter nis shitjen e aksioneve në bursë

New York, 7 nëntor - Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter nis sot shitjen e aksioneve të veta në bursë.
Ai ka vënë një çmim prej 26 dollarësh për ofertën e tij në publik.
Twitter do të shesë 70 milionë aksione, të cilat do të gjenerojnë 1.82 miliard dollarë për kompaninë.
Ndryshe nga Facebook, Twitter ka vendosur të tregtojë aksionet e tij në New York Stock Exchange.
Facebook i tregton ato në Nasdaq.