Twitter mund të fusë opsionin e pagesës
New York, 27 mars - Rrjeti social Twitter mund të fusë opsionin e pagesës për përdoruesit e saj.
Lajmi vjen pas krizës financiare dhe aktivitetit jo shumë të madh të llogarive në aplikacion.
Rivali i Facebook aktualisht po kryen një studim se si vlerësohet dhe nëse ka përdorues të interesuar për këtë ide, transmeton BBC.
Nëse Twitter e zbaton këtë ide, gjasat janë të mëdha që numri i përdoruesve të saj të bjerë edhe më shumë.
Kjo pasi konkurrentët e këtij rrjeti social janë të gjithë pa pagesë për përdorim dhe funksionojnë nga të të ardhurat që i gjenerojnë nga reklamat.