25 Dhjetor 2024

Twitter me sistem të ri mbrojtjeje

New York, 26 prill - Që “cicërimat” e Twitterit mund të jenë të rreme dhe të kenë pasoja serioze, kjo është tashmë një realitet shqetësues.

Vetë rrjeti social po punon për t’u mbrojtur, sidomos pas alarmit të rremë të dy ditëve më parë për një sulm në Shtëpinë e Bardhë, që për pak shkaktoi një krizë ndërkombëtare.

Twitter nuk është më një mikroblog për pak persona të zgjedhur, por një megafon për pothuajse gjysmë miliard të regjistruar, cicërimat e të cilëve kanë peshën e lajmeve të agjencive zyrtare.

Kështu që nuk është një rastësi që pikërisht sot ka filluar të qarkullojë lajmi se rrjeti social po teston një mekanizëm të “dyfishtë” verifikimi, ku përveç emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, parashikon futjen e një kodi tjetër, i gjeneruar në moment dhe që i dërgohet dispozitivit të regjistruar, për të parandaluar ndërhyrje si ajo që ndodhi me “Associated Press”.

Agjencia amerikane është gjithësesi e fundit e një liste të gjatë viktimash të sulmeve informatike, në të cilën përfshihen emra të njohur që nga Burger King e deri tek faqet e agjencive qeveritare, për të kaluar tek Federal Reserve dhe tek presidenti Obama.

Ndërsa në shkurt hakersat shkelën profilet e rreth 250 mijë përdoruesve në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)