Twitter me opsion të ri
New York, 19 qershor - Twitter sapo ka publikuar një opsion më të ri që e bënë më të letë për të zbuluar produkte dhe vende të reja.
Kompania ka hyrë në E-komercë vjeshtën e kaluar, ku kishte futur edhe një buton për blerje.
Por me vetëm një tweet është shumë vështirë për të shitur gjëra, kështu që nga kompania thonë se kanë filluar të krijojnë faqe rreth disa produkteve për të ofruar më shumë informata rreth tyre.