Twitter mbyll Music app
New York, 22 tetor - Rrjeti social Twitter do të mbyllë dritaren e muzikës, të cilën e hapi vetëm gjashtë muaj më parë.
Mendohej se fansat që do të përdornin këtë dritare do të ishin të shumtë, por në fakt nuk ndodhi kështu.
Music app është renditur në vendin e 1.672, në listën e popullaritetit , të publikuar nga kompania e analizës së app, Ornavo.
Tëitter po mendon për një strategji të re për muzikën, dhe mendohet se do ta hedhë direkt tek rubrika news feed.
Në këtë mënyrë, Twitter Music app, premton se do ta ndryshojë mënyrën se si njerëzit mund të gjejnë dhe të shpërndajnë këngët e reja.