Twitter jashtë funksionit për rreth një orë
New York, 22 qershor - Rrjeti social Twitter ka qenë jashtë funksionit për rreth një orë, duke shkaktuar panik në mesin e disa përdoruesve.
Teknikët e ueb-faqes kanë rregulluar shpejt problemin, i cili thuhet se nuk ka qenë rezultat i sulmeve dashakeqe.
Por, në kohën kur rrjeti ka qenë jashtë funksionit, disa përdorues kanë postuar mesazhe në rrjetet e tjera sociale, duke lënë komente si: Twitter-i ka rënë, jeta ime nuk ka më kuptim dhe Twitter-i ka mbaruar ashtu si edhe jeta ime.
Lajmin e kanë raportuar madje edhe agjencitë ruse të lajmeve, duke thënë se rusët kanë vështirësi në qasjen në rrjet.