25 Dhjetor 2024

Twitter-i refuzon të bashkëpunojë me policinë britanike

Londër, 29 janar - Twitter-i ka refuzuar t’i dorëzojë policisë britanike të dhëna për anëtarët e tij, pothuajse çdo herë që ajo ia ka kërkuar.

Vetëm një herë ky rrjet është detyruar t’i dorëzojë policisë të dhëna, por kjo ka qenë hera e vetme dhe nuk është përsëritur më.

Policia britanike i ka kërkuar Twitter-it mbi 25 herë informacione dhe ka marrë përgjigje vetëm 1 herë, ndërsa autoritetet amerikane i kanë kërkuar informacion në  815 raste dhe ka marrë ndihmë për 562 raste, njofton “The Telegraph”.

Twitter-i deklaroi se ai nuk jep informacione mbi anëtarët e tij në qoftë se n kërkesat nga autoritetet nuk janë të lidhura me një llogari të përcaktuar qartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)