Twitter drejt shopping online
SHBA, 8 korrik - Twitter hedh hapa drejt shopping online duke lançuar shërbimin e ri që të jep mundësinë të bësh biznes me dyqanet dixhitale dhe ato tradicionale.
Shërbimi i njoftuar nga Twitter quhet Earlybird, që është edhe emri i llogarisë së përdorur nga rrjeti social për të propozuar produkte dhe bileta për evente të ndryshme.
Karakteristika e ofertave është se blihen me shpejtësi, pasi janë të kufizuara në kohë.
Për të njohur ofertat përdoruesit duhet të ndjekin account@earlybird.