Twitter do t'i lejojë disa punonjës të punojnë nga shtëpia 'përgjithmonë'
New York, 14 maj - Twitter do t'i lejojë disa punonjës të punojnë gjithmonë nga shtëpia, nëse ata e dëshirojnë një gjë të tillë.
Kompania e rrjetit social nuk specifikoi se cilat pozicione kualifikohen për këtë model.
Sidoqoftë, Twitter theksoi se përvoja e punës nga shtëpia gjatë disa muajve të fundit tregoi se ky model pune mund të funksionojë deri në njëfarë shkalle.
Kompania ka njoftuar se nuk do të hapë shumicën e zyrave përpara shtatorit.