27 Dhjetor 2024

Twitter do të përfshij një reklamë brenda videove

New York, 5 janar - Shërbimi i videove në Twitter akoma nuk është një realitet, por tashmë dimë më shumë rreth paraqitjes së rivalit të ardhshëm të YouTube.

Twitter fillimisht zbuloi detaje të shërbimit në muajin nëntor, por akoma ka shumë të tjera për të treguar. Por më në fund, falë një përdoruesi të Twitter Daniel Raffel, kemi mësuar shumë më tepër.

Më e rëndësishmja ishte edhe fakti se anëtarët e programit të reklamimit Amplify do të kenë mundësi të përfshijnë një reklamë brenda videove.

Shërbimi do t\'i marrë disa dollarë të ardhura platformës së videove të Google, Youtube, raporton PCW.

Përdoruesi në fjalë vuri re diçka të çuditshme në sektorin pyetjeve FAQ, video.twitter.com/faq.

Në këtë panel Twitter është përgjigjur disa pyetjeve për shërbimin e saj të ardhshëm. Videot në Twitter do të mbështeten në formatet .mp4 dhe .mov si dhe duhet të kenë një raport të rezolucionit 16:9.

Përdoruesit do të mund të ngarkojnë video me kohëzgjatje deri në 10 minuta. Kjo konkurrencë e hapur me YouTube do të thotë se videot do të ngarkohen direkt në Twitter.

Rrjeti social ka përgatitur edhe një aplikacion për publikuesit i cili do të përdoret kryesisht për reklamim. Gjithashtu përdoruesit do të munden të shikojnë numrin e shikimeve dhe trafikut të gjeneruar nga videoja e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)