Twitter do të ndalojë reklamat e kriptovalutave
New York, 19 mars - Duke ndjekur gjurmët e Facebook dhe Google, Twitter thotë se po planifikon të ndaloj reklamat që lidhen me kriptovalutat.
Sky News njoftoi të dielën se gjiganti i rrjeteve sociale po kërkon të krijojë një politikë që do të bllokojë reklamat që lidhen me kuletat e kriptovalutave, shkëmbimet dhe ofertat fillestare të monedhave, me përjashtime të kufizuara.
Në një përgjigje për CoinDesk, një përfaqësues i Twitter, tha se kompania nuk do të komentonte për tani, por gjithashtu nuk e mohoi raportin.
Ky veprim është i dukshëm pasi Twitter ka ardhur si një forum popullor, jo vetëm për entuziastët dhe firmat e industrisë Blockchain, por edhe për promovuesit e ofertave kriptovalutave.
Ndërkohë, Google dhe Facebook kanë zbatuar së fundi edhe ndryshimet e politikave për të hequr përmbajtjen e reklamave të lidhura me kriptovalutave.
Në një postim, drejtori për menaxhimin e produkteve në Facebook, Rob Leathern, sugjeroi që Facebook mund të ndryshojë politikat për të lejuar reklamimin e bizneseve të ligjshme të lidhura me kriptovalutat.
Pas ndalimit nga ana e Facebook për reklamimin e reklamave që promovojnë kriptovalutat, tash është edhe Google që do ta bëjë një gjë të tillë, por duke filluar nga qershori.