Twitter bën gati ofertën e aksioneve
New York, 13 shtator - Twitter do të bëhet publik. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka plotësuar tashmë dokumentet për ofertën e parë publike të aksioneve.
Twitter lejon përdoruesit të publikojnë mesazhe deri në 140 karaktere.
Ai është bërë një mjet i domosdoshëm për qeveritë, korporatat dhe njerëzit e famshëm, që duan të komunikojnë me audiencën e tyre, si dhe për individët që duan edhe informacion, edhe argëtim.
Twitter ka mbi 200 milionë përdorues të rregullt që postojnë mbi 400 milionë mesazhe në ditë.