Twiter mbyll 360.000 profile lidhur me promovimin e terrorizimit

New York, 19 gusht - Rrjeti social Twiter ka bërë të ditur se nga mesi i vitit të kaluar ka mbyllur 360.000 profile lidhur me promovimin e terrorizimit. Ky rrjet social shton se janë mbyllur 235.000 profile nga shkurti.
Veprimi kontribuoi për rezultate të konsiderueshme në shkatërrimin e terrorizimit, njoftoi kompania nga San Francisko.
Tuiteri ishte nën presion që të arrijë ekuilibër mes mbrojtjes të lirisë së fjalës dhe nevojës që grupeve terroriste të mos u jepet hapësirë për përhapjen e porosive dhe rekrutimin e ithtarëve.