28 Dhjetor 2024

TVSH - ja do të hiqet për produkte të IT-së


Prishtinë, 27 maj - Qeverisja elektronike dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të mundësuar një qeverisje sa më të mirë, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisë Thaçi.

Në kuadër të Misionit të Ri, PDK-ja ka plan konkret për industrinë kreative, tha lideri i PDK-së, para shumë ekspertëve të teknologjisë informative, pasi që sipas tij, industria kreative mbështetet në inovacion dhe në periudhën e sotme është bërë motor i rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit në vende të zhvilluara.

“Element kyç në këtë sektor është cilësia e burimeve njerëzore dhe talenti. Ne kemi popullin më të ri në Evropë dhe kemi potencial të madh që të bëhemi konkurrues në këtë sektor. Një ndër prioritetet e mia do të jetë edhe financimi i kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë së lartë dhe të informacionit”, tha kryeministri Thaçi.

Ai premtoi se do të ndërmarrë hapa konkret për të rritur transferimin e teknologjisë në Kosovë, se do të katërfishoj buxhetin për kërkime shkencore dhe do të rrisë edhe numrin e bursave për këtë fushë.

“Nëpërmjet qeverisjes elektronike ne kemi ulur kostot operacionale dhe kemi rritur gjithashtu efikasitetin e administratës. Kemi kursyer ndjeshëm kohë, duke eleminuar dhe automatizuar shumë burokraci”, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, qeverisja elektronike mundëson që qytetarëve t\'iu dëgjohet më shumë zëri, duke u dhënë mundësi elektronike atyre që të japin feedback, të konsultohen nëpërmjet pyetësorëve, të marrin pjesë në anketa dhe të japin rekomandime, sugjerime apo ankesa.

“Ne kemi krijuar Qendrën Operative të Rrjetit dhe si rezultat në Kosovë nuk ka institucione publike pa qasje në internet. Kemi krijuar Qendrën Nacionale të të Dhënave dhe tashmë kemi filluar edhe me projektin e identitetit elektronik, i cili mundëson një autentifikim nacional për dhënien e shërbimeve elektronike”, theksoi Thaçi.

Kryeministri Thaçi, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, tregoi se Qeveria e Kosovës aktualisht është duke punuar edhe në sistemin e prokurimit elektronik të financuar nga Banka Botërore.

Ndërsa, biznesmenëve dhe ekspertëve të teknologjisë, ai iu premtoi edhe heqjen e TVSH-së për produkte të IT-së dhe software në mandatin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)