Turqia në betejë të humbur me Twitter-in
Ankara, 25 mars - Qeveria e Turqisë është duke luftuar një betejë të humbur me ndalimin e rrjetit social Twitter, thonë ekspertët Njerëzit vazhdojnë të cicërojnë përmes rrjeteve virtuale private, brauserit anonim Tor dhe tekst-mesazheve, thotë eksperti i sigurisë, Rik Ferguson.
Rrjeti virtual privat Hotspot Shield ka raportuar rritje të shkarkimeve në iPhone dhe Androrid për mbi 33,000 për qind në 24 orë pas ndalesës.
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar të premten e kaluar bllokimin e Twitter-it, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.
Vetë Twitter nuk e ka komentuar situatën, por ka postuar udhëzime në anglisht dhe turqisht, duke shpjeguar se si të cicërohet përmes tekst-mesazheve, gjë që nuk kërkon fare qasje në internet...