27 Dhjetor 2024

Turqia miraton ligjin për kontroll të rreptë interneti

Ankara, 6 shkurt - Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj me të cilin shtohet kontrolli i shtetit mbi internet.

Legjislacioni do t’i mundësojë autoritetet qeveritar të telekomunikimit që të bllokoj qasjen në faqe të ndryshme të internetit, pa autorizim nga gjykata, nëse përmbajtja është “fyese” ose dhunon privatësinë.

Ky ligj po ashtu do t’i shtyjë kompanitë e shpërndarjes së internetit, që të ruajnë të dhënat për përdoruesit e internetit për dy vjet rresht, dhe të njëjtat t’i ruajnë për autoritetet kur t’ju kërkohen.

Votimi i ligjvënësve është bërë të mërkurën mbrëma në Ankara, ndërsa është përqendruar në masat që janë pjesë e një pakoje të gjerë legjislative.

Pjesa tjetër e ligjeve pritet të miratohet sot, dhe të nënshkruhet më pas nga kryetari i parlamentit.

Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në New York, ka thënë se masat shtrënguese të internetit do të “shtojë” presionin mbi gjendjet tashmë “të mjerë” të lirisë së shtypit në Turqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)