Turqia bllokon Wikipedian
Ankara, 1 maj - Qeveria turke bllokon rregullisht hyrjen në faqe të caktuara interneti apo rrjete sociale. Tani prej kufizimeve është prekur enciklopedia e njohur online, Wikipedia.
Raportues të ndryshëm turq thonë se versione në gjuhë të ndryshme të Wikpedias mund të arrihen vetëm përmes mjeteve shtesë dhe lidhjeve, VPN.
Grupi i aktivistëve, Turkey Blocks që ndjek cenzurën e internetit në Turqi e konfirmoi bllokimin e enciklopedisë online në Twitter. Sipas tij bllokimi ka të bëjë me një rregullore të përkohshme që duhet të miratohet fillimisht edhe nga gjykata.
Ndërsa media si \"Hürriyet\" kanë cituar një deklaratë të autoritetit turk për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, sipas të cilës kjo rregullore është lëshuar në bazë të ligjit Nr 5651 mbi trajtimin e drejtpeshuar e ligjor të analizave teknike.\"
Një arsyetim tjetër nuk u dha. Rregullisht në Turqi bllokohen faqe të caktuara interneti. Qeveria akuzohet se pas demonstratave e atentateve e bllokon përkohësisht futjen në internet. Në të shkuarën shpesh janë prekur rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter.