Turqia bllokon Twitter-in
Ankara, 22 mars - Turqia ka bllokuar qasjen në Twitter të premten, disa orë pasi kryeministri Recep Tayyip Erdogan u zotua të mbyllë platformën.
Autoriteti Turk i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit tha të premten se një gjykatë ka urdhëruar bllokimin e Twitter-it pas akuzave për thyerje të të drejtave vetjake dhe privatësisë.
"Në përputhje me vendimin e gjykatës kanë filluar procedurat për të bllokuar Twitter-in," njofton zyra e kryeministrit.
Presidenti Abdullah Gul ishte në mesin e atyre që shmangën urdhërin, duke tweet-ur mosmiratimin e tij të premten. Një faqe interneti turke ((Zete.com)) ka thënë se 2.5 milionë tweets janë postuar që nga ndalimi, që thuhet të jetë një rekord i ri për Turqinë.
Partia kryesore opozitare e Turqisë të premten paraqiti një sfidë ligjore kundër vendimit të gjykatës për të bllokuar rrjetin social në internet.
Një zyrtar i lartë me Partinë Popullore Republikane ((Levent Gok)) e quajti ndalimin "të padrejtë", duke thënë se të gjitha vendet e qytetëruara kanë kritikuar Turqinë për këtë veprim.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e vendosi ndalimin të enjten vonë, ndërsa qeveria lufton me një skandal korrupsioni vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve lokale.
Erdogan tha se ai do të marrë masa pa marrë parasysh se çfarë thotë bashkësia ndërkombëtare.