Trump pranon piraterinë ruse në internet lidhur me zgjedhjet në ShBA
Washington, 10 janar - Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se Trumpi e ka pranuar rezultatin e vlerësimit të shërbimeve të fshehta amerikane se Rusia ka organizuar sulmet kibernetike që kishin në shënjestër zgjedhjet presidenciale në ShBA vitin e kaluar.
Gjatë një interviste televizive, shefi i ardhshëm i stafit të Shtëpisë së Bardhë Reince Priebus tha se Trump do t\'i urdhërojë shërbimet e fshehta amerikane të japin mendime për të marrë masat përkatëse.
Kjo është hera e parë që Trump e pranon publikisht që rusët janë përgjegjës për pirateri në internet, duke publikuar materiale në dëm të kandidates presidenciale demokrate Hillary Klinton.
Sipas raportit të agjencive amerikane të zbulimit, qeveria ruse ka pasur një \"preferencë të qartë\" për fitimin nga Donald Trump të këtyre zgjedhjeve.