22 Dhjetor 2024

Trump cakton 15 shtatorin si afat për blerjen e aplikacionit TikTok

Washington, 4 gusht - Presidenti amerikan Donald Trump u dha afat blerësve të mundshëm të degës amerikane së programin TikTok në pronësi kineze deri në 15 shtator për të arritur një marrëveshje, duke kërcënuar se do të ndalonte aplikacionin e videove në vend.

"Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje të përshtatshme", tha Trump para përfaqësuesve të mediave në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me përfaqësues të sektorit të teknologjisë.

"Këtu është marrëveshja: Nuk më intereson nëse është Microsoft ose dikush tjetër, një kompani e madhe, një kompani e sigurt, një kompani amerikane e blen atë", shtoi ai.

Trump më herët ishte kërcënuar se do të mbyllë aplikacionin i cili ësjtë në pronësi të kompanisë ByteDance me seli në Pekin, për shkak të shqetësimeve se ai mund të ekspozonte të dhënat e përdoruesve amerikanë për qeverinë kineze.

Microsoft dje njoftoi se po vazhdon bisedimet për të blerë degën amerikane të aplikacionit TikTok, pasi shefi ekzekutiv i degës amerikane, Satya Nadella, bisedoi me Trumpin, duke thënë në një deklaratë se "vlerëson plotësisht rëndësinë e adresimit të shqetësimeve të presidentit" dhe do të blente kompaninë në pritje të "shqyrtimit të plotë të sigurisë".

Microsoft tha se do të "lëvizë shpejt për të vazhduar bisedimet" me ByteDance dhe do t'i përfundojë ato jo më vonë se 15 shtatori, ndërsa mbetet në dialog me Trumpin në lidhje me bisedimet.

Kompania, sipas deklaratës, është duke zhvilluar bisedime për blerjen e të drejtës së shërbimeve dhe të drejtën e veprimit në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re.

Microsoft u zotua të "sigurojë që të gjitha të dhënat private të përdoruesve amerikanë të TikTok transferohen dhe mbeten në SHBA", ndërsa të dhënat që aktualisht janë të ruajtura në serverë jashtë SHBA-së do të fshihen pasi të transferohen nga serverët me bazë të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)