Trigonom lanson aplikacionin edukativ të radhës - "Numrat"
Prishtinë, 10 shkurt - Për fëmijët nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë dhe më argëtues mësimi i numrave në gjuhën shqipe. Pas suksesit të madh me aplikacionin Alfabeti, që deri më tash ka arritur mbi 100 mijë shkarkime në App Store dhe Play Store, kompania Trigonom sjell aplikacionin e ri Numrat - që u dedikohet më të dashurve tanë, fëmijëve.
Aplikacioni Numrat është dizajnuar në atë mënyrë që, nëpërmjet ilustrimeve dhe lojërave, fëmijët pa përtesë të mësojnë ti shkruajnë, respektivisht shqiptojnë numrat në gjuhën shqipe.
Aplikacioni përmban në vete mësimin e numrave që shqiptohen me zë, ilustrime përkatëse, si dhe mundëson shkrimin e numrave në një dërrasë të zezë me ngjyra të ndryshme. Gjithashtu, gjatë mësimit të numrave, fëmijët do të fitojnë dhe dhurata (bonuse) të ndryshme, që i inkurajojnë ata për të vazhduar më tutje.
Marrë parasysh suksesin që ka pasur aplikacioni Alfabeti dhe kohën që fëmijët kalojnë në telefona të mençur apo tabletë, kompania Trigonom është përpjekur tiu mundësojë atyre që një pjesë të asaj kohe ta kalojnë duke i mësuar numrat në gjuhën shqipe. Kompania jonë është e përkushtuar që të ofrojë aplikacione - të cilat përveç pjesës argëtuese të përmbajnë dhe pjesën edukative për fëmijët, ka deklaruar Mentor Paçarada, themelues i Trigonom me rastin e lansimit të aplikacionit Numrat.
Prandaj, nëse posedoni një pajisje smartphone ose tablet ju mund ta shkarkoni aplikacionin Numrat nga App Store ose Play Store - në mënyrë që fëmijët tuaj ti mësojnë numrat në mënyrë sa më të lehtë.
App Store: https://itunes.apple.com/us/app/numrat-meso-shkruaj-dhe-luaj/id959571941?mt=8
Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.trigonom.numrat&hl=en
Ky produkt i radhës i kompanisë Trigonom në industrinë e edukimit pas Alfabetit u dedikohet sidomos konsumatorëve në diasporë, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk mund tua mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.