Tri vajzat e Open Data Kosovo në Forbes
Prishtinë, 22 janar - Open Data Kosovo, përfaqësuar nga Blerta Thaci, Dafina Olluri dhe Blinera Meta gjendet në listën "30 nën 30 vjeç” të revistës prestigjioze Forbes. Kjo listë ka për qëllim t’i shpërblej 300 zbulues, sipërmarrës, dhe udhëheqës nën moshën 30 vjeçare nga e gjithë Evropa, të cilët po transformojnë dhe ndryshojnë botën siç e njohim.
Open Data Kosovo është organizatë pioniere në realizimin e projekteve që kanë për qëllim rritjen e transparencës publike nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë informative si dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve për shfrytëzim të teknologjisë.
Që nga themelimi, në vitin 2014, përmes projekteve #techstitution, #tech4policy si dhe #Techsperience, ODK përveç që ka stimuluar rritjen e transparencës dhe publikimin e të dhënave nga institucione qeveritare, poashtu është duke pilotuar projektet e para për dixhitalizim të shërbimeve që shfrytëzohen nga qytetarët.
"Në botën ku ne operojmë, përfshirja e barabartë e të gjithë faktorëve është e rëndësishme. Në procesin tonë të punës, në mënyrën sesi dizajnohen projektet dhe në planifikimin e përdorimit të këyre shërbimeve nga qytetarët, zën vend të rëndësishëm aspekti gjinor. Jo vetëm ne të trija, pjesë e dizajnimit, zhvillimit dhe krijimit të këtyre projekteve janë edhe dhjetëra programere kosovare. Eshtë kënaqësi me përfaqësu punën e tyre dhe me e festu këtë vlerësim", ka thënë tha Blerta Thaci drejtoreshë në ODK dhe themeluese e organizatës Girls Coding Kosova.
Dafina Olluri, zëvendës-drejtoreshë në ODK tha: “Përpjekjet tona për të stimuluar përdorimin e teknologjisë për zgjidhje të problemeve të shoqërisë sonë janë inovative dhe efektive. Në vazhdimësi jemi duke shfrytëzuar të mirat dhe mundësitë që i ofron teknologjia, për ta lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbime si dhe për të luftuar dukuritë negative të shoqërisë, që kanë për bazë mungesën e transparencës. Eshtë motivuese të shohësh rezultatet e punës në vend, dhe jashtëzakonisht motivuese të vlerësohesh nga Forbes për punën e bërë’.
Nga gjithsej 15,000 aplikacioneve në 20 kategori, ekipi i organizatës Kosovare “Open Data Kosovo” përzgjedhjet në listën e Ligj-vënies dhe politikave publike për angazhimin e tyre social në ngritjen e transparencës qeverisëse dhe aktivizmit digjital, duke vënë kështu Kosovën në konkurrencë me vende si Anglia, Danimarka, e Gjermania.
"Lista Forbes 30 Under 30 Europe përfshinë ndërmarrësit e rinj më të rëndësishëm që po riorganizojnë Evropën dhe botën, për të mirë", tha Randall Lane, redaktore e Forbes në Forbes Media.
"Përveç marrjes së mijëra nominimeve në internet, gazetarët tanë kërkuan kontinentin evropian për inovatorët kryesorë në të gjitha dhjetë fushat. Gjykatësit tanë kryesorë të industrisë e distiluan listën e përzgjedhur të 300 individëve të shquar që po ndryshojnë botën për të mirë.
Ndër të nominuarit në listën e këtij viti janë boksieri Anthony Joshua, yjet e muzikës pop Dua Lipa dhe Rita Ora, dhe deputeti francez 28-vjeçar Hervé Berville, anëtar i partisë En Marche të Emmanuel Macron.
Që nga viti 2012, lista "30 nën 30 vjeç” është ndoshta më mbresëlënëset deri më tash, pasiqë organizatat e nominuara vlerësohen nga ekspertë të fushave përkatëse, të cilët vlerësimin e bëjnë në bazë të lidershipit, misionit dhe përfitimit social, dhe njerëzit e prekur nga inovacionet e asaj organizate.