Tregu global i PC-ve rritet në 2015
New York, 8 korrik - Në një raport të publikuar nga firma e njohur e hulumtimeve Gartner thuhet se tabletët pritet ti tejkalojnë kompjuterat personal (përfshirë kompjuterat desktop dhe laptopë) deri në vitin 2015.
Dërgesat e tabletave pritet të rriten në më shumë se 320 milionë njësi në vitin e ardhshëm, në krahasim në 256 milionë njësi sa parashikohen të jenë në vitin 2014.
Ndërsa, dërgesat e kompjuterëve personal megjithatë në masë të madhe pritet të mbeten të njëjta me një përmirësim të vogël (duke shkuar nga 308 milion në 317 milion njësi).
Gartner ia atribuon këtë \"ringjallje relative\" tregut të kompjuterëve personal, ciklit të zëvendësimit të kompjuterëve në sektorin e biznesit, dhe përditësimeve në sistemin operativ Windows. \"Pas rënies me 9.5 për qind në vitin 2013, tregu global i PC-ve është në ritëm të ngadalshëm në rritje me vetëm 2.9 për qind, në vitin 2014\" thuhet sipas analistëve të tregut nga kompania Gartner.