23 Dhjetor 2024

Tre astronautë kthehen në Tokë pas gjashtë muajve të misionit në Gjithësi

Astana, 28 shkurt - Tre astronautë janë kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë në Tokë, pas më shumë se gjashtë muajsh të misionit atje.

Ata kanë arritur në stepat e ftohta të Kazakistanit më 28 shkurt.

Astronautët e NASA-s, Joe Acaba dhe Mark Vande Hei, si dhe astronauti rus, Aleksandr Misurkin, janë shfaqur të buzëqeshur derisa kanë dalë nga kapsula e tyre e gjithësisë.

Stafi mjekësor është përkujdesur menjëherë për t’u siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë jetuar në Stacionin e Gjithësisë nga muaji shtator.

Acaba dhe Vande Hei kanë ndihuar në zëvendësimin e disa pjesëve të vjetëruara në stacion.

Vjeshtën e vitit të kaluar, ata po ashtu kanë pasur rastin të bisedojnë me Papa Françeskun, për të diskutuar bukurinë dhe brishtësinë e planetit Tokë.

NASA ka planifikuar dërgimin e Acabe dhe Vande Hein në Hjuston.

Misurkin do të kthehet në selinë e kozmonautëve në Rusi.

Një ekip zëvendësues do të niset nga Kazakistani më 21 mars, për të plotësuar numrin e ekipit të Gjithësisë në gjashtë persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)