Tre astronautë kthehen në tokë pas 4 muajve në stacionin hapësinor

Moskë, 19 nëntor - Anija kozmike që barte tre astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe ka ateruar në stepat e Kazakistanit, rreth 35 kilomtra larg nga vendi i planifikuar i aterimit.
Në bord ishin Yuri Malenchenko i Rusisë, Akihiko Hoshide i Japonisë, dhe Sunita Williams nga SHBA-ja, të cilët kompletuan misionin 126 ditësh.
Autoritetet ruse thanë se për shkak të një vonese minimale të procedurave kapsula nuk ka mundur të aterojë në vendin e planifikuar, por, helikopterët dhe ekipet e shpëtimit kanë arritur shumë shpejt, pas aterimit të anijes.
Kozmonautët ruse Oleg Novitsky dhe Yevgeni Tarelkin dhe amerikani Kevin Ford mbeten ende në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ata kanë arritur atje në tetor, për një mision pesëmuajsh.