Toshiba televizor me bateri
Tokio, 7 dhjetor - Nëse u ndalet rryma aq shpesh sa që u pengon në shikimin e programit televiziv, sigurisht do tu duhej të thirrni shpesh elektricistin.
Mirëpo nëse kjo nuk ndihmon, gjithmonë mund të blini një nga televizorët e rinj LED të Toshiba-s me bateri të integruara.
Seria e re televizorëve LED të Toshiba-s quhet Power TV dhe vjen në dy variante: një me ekran të diagonales 24, e tjetri 32 inç.
Bateria e integruar ofron rreth dy orë autonomi, që mjafton të shihni pjesën e mbetur të ndeshjes së futbollit, ku luan ekipi juaj u preferuar.
Veç mundësisë së punës me bateri, televizorët e Toshiba-s nga kjo seri veçohen për shpenzimin e ulët të energjisë, optimizimin automatik të fotografisë varësisht nga sasia e ndriçimit në hapësirë si dhe fotografinë e avancuar në rastet e pranimit të dobët të sinjalit.